Gazi natyror në Europë është rikthyer në çmimet e para luftës në Ukrainë.
Gazi në bursën holandeze DTTF, ka rënë poshtë 77 eurove për megavatorë, nivel i pa parë që nga shkurti, kur nisi pushtimi rus.
Të enjten e 29 dhjetorit po tregtohej rreth 81.5 euro.
Në kulmin e vet, në muajin gusht, gazi europian kapi 345 euro/MWh pasi Rusia nisi ta përdorë atë si armë për t’ju përgjigjur sanksioneve të vendosura nga BE-ja, ndërkohë që temperaturat e larta gjatë verës po rrisnin kërkesën.
Çmimet e larta rritën faturat e familjeve dhe nxitën një krizë të kostos së jetesës në të gjithë kontinentin.
Gjithsesi, i ngrohti aspak i zakonshëm gjatë këtij dimri ka lejuar që mbledhja e gazit të jetë më e thjeshtë nga se ishte parashikuar dhe kërkesa ka qenë në rënie.
Në nëntor, Goldman Sachs parashikoi një rënie të çmimit të gazit muajt e ardhshëm.
Bashkimi Europian javën e kaluar ra dakord për një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e tepërta të gazit, i cili hyn në fuqi më 15 shkurt.
Mekanizmi i “korrigjimit të tregut” do të aktivizohet automatikisht nëse çmimi i TTF-së në muajin e parë tejkalon 180 euro/MWh për tre ditë rresht dhe nëse ai devijon me 35 euro ose më shumë nga një çmim referencë për LNG-në globale (gazit natyror të lëngshëm) mbi të njëjtat tre ditë./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




