Kriptomonedhat duket se po e mbyllin vitin 2022 me tendencë rënëse. Paraditen e 28 dhjetorit, Bitcoin tregtohet në vlerën e 16.5 mijë dollarëve, me rënie 1.4%. E njëjta gjë ka ndodhur me të gjitha kriptomonedhat e tjera. Ethereum ka rënë me 2.3%, në vlerën e 1.19 mijë dollarëve.
Solana, kriptomonedha që mbështetej fort nga moguli i FTX, Sam Bankman-Fried ka pësuar rënien më të madhe, 12% në 24 orë.
Këto lëvizje kanë rritur shqetësimet se investitorët e mëdhenj po bëhen gati të heqin plotësisht dorë nga monedha.
Momentalisht, tregu global i kriptomonedhave vlen 801.54 mld dollarë.
Falimentimi i FTX luhati të gjithë industrinë e monedhave digjitale duke shtuar pasiguritë dhe duke ulur besimin në to. Por lajmi se kreu i kësaj platforme u arrestua, ndaloi rënien e vrullshme të tregut. Gjithsesi kriptot vazhdojnë të tregtohen në vlerat e tyre më të ulëta në vite. /Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




