Bitcoin u trondit në vitin 2022. Po e mbyll vitin i rrëzuar në një cep, i grabitur nga investimet e paqëndrueshme dhe i lënë mënjanë nga institucionet.
Kriptomonedha ka humbur 60% të vlerës së vet dhe tregu i gjerë i kriptove është tkurrur me 1.4 trilion dollarë, ndikuar edhe nga normat e interesit në rritje, shuarja e etjes për asete risku dhe falimentim i korporatave, rasti i FTX.
Këtë vit në fondet e kriptove janë futur vetëm 498 mln dollarë, nga 9.1 mld në 2021-shin. Para se të niste rënie, kriptot po pranoheshin gjerësisht dhe shiheshin si dy-tre vite punë larg pranimit institucional.
Por nuk ka qenë vetëm keq në fakt; në 2022-shin, Ethereum realizoi “shkrirjen” një azhornim shumë domethënës për industrinë që përdorte shumë më pak energji. Kjo ndoshta do të jetë pjesë e rëndësishme e nxitjes në 2023-shin.
“Kjo ngjarje ishte një arritje teknologjike dhe një nga ngjarjet e vetme pozitive në një vit që përndryshe ka qenë mjaft i errët për kriptomonedhat,” – tha Anthony Georgiades, bashkëthemelues i blockchain Netëork Pastel.
“Këto përmirësime do ta bëjnë ekosistemin Ethereum shumë më të lehtë për t’u përdorur për njerëzit anembanë botës. Për shkak të gjithë këtij progresi, është e vështirë të mos jesh një optimist në vitin 2023.”
Ben McMillan, shefi i investimeve në IDX Digital Assets, tha se popullariteti në rritje i mjeteve të bazuara në blockchain, duke përfshirë shkëmbimet e decentralizuara dhe financat e decentralizuara, kishte qenë gjithashtu një zhvillim i rëndësishëm këtë vit.
Bitcoin në recesion
Bitcoin arriti një rekord prej 69.000 dollarësh në nëntor 2021, me tregun e kriptove që preku 3 trilion dollarë, i nxitur nga stimuli fiskal dhe monetar nga vendet në mbarë botën që përpiqen të shmangin dëmin ekonomik nga bllokimet e Covid-19.
Por ndërsa shoqëritë u rihapën, inflacioni në rritje i detyroi bankat qendrore të shtrëngonin normat dhe bëri që investitorët të largoheshin nga aktivet me rrezik më të lartë aksionet e teknologjisë dhe kriptovalutat.
Bitcoin, i shpallur prej kohësh si një strehë e sigurtë në kohë inflacioni për shkak të ofertës së tij të kufizuar, dështoi gjatë testimit, me investitorët që iu drejtuan parajsave të provuara dhe të testuara si dollari ndërsa normat po rriteshin. Ai ra me rreth 1/3 në janar, duke tejkaluar një rënie prej 8%.
“2022 ishte një mjedis i ri për asetet digjitale. Ato nuk kanë qenë kurrë në një recesion ose një mjedis me norma në rritje,” -tha Katie Talati, drejtore e kërkimit në firmën e aseteve digjitale Arca.
Viti kur flluska plasi
Ndërsa investitorët tërhoqën para nga kripto, projektet e mëdha u luhatën. I pari që shpërtheu ishte terraUSD, gjoja një “stablecoin”, dhe motra e tij Luna. Monedhat ranë totalisht gjatë muajit maj, me investitorët që humbën globalisht rreth 42 miliardë dollarë.
Valët tronditëse dhanë jehonë në treg: huadhënësi amerikan i kriptove Celsius ngriu asetet e klientëve në qershor dhe zbuloi një vrimë prej 1.2 miliardë dollarësh pasi deklaroi falimentimin. Fondi mbrojtës i kriptove me bazë në Singapor Three Arrows Capital u rrëzua në të njëjtin muaj.
Bitcoin dhe tokenët e tjerë morën një goditje me çekan, duke rënë me më shumë se gjysma në vetëm 49 ditë nga fundi i majit. Në një ditë të vetme në qershor, Bitcoin ra mbi 15%, dita e tij më e keqe që nga marsi 2020 kur kaosi Covid tronditi tregjet financiare.
Por tronditja më e madhe e kriptove nuk kishte ardhur ende
Në nëntor, bursa kryesore FTX u rrëzua në falimentim të papritur. Bitcoin ra me 1/4 në më pak se katër ditë pasi Bankman-Fried u përpoq për fonde për të shpëtuar këmbimin e tij.
Tani kriptovaluta po lëviz rreth 16.000 dollarë. Në përgjithësi, viti 2022 ka qenë pak a shumë një fatkeqësi për kriptot.
Ose, siç thotë ekonomisti Noelle Acheson, “Viti në të cilin flluska e fryrë nga leva shpërtheu, duke zbuluar dobësitë strukturore të një industrie që ishte rritur shumë, shumë shpejt”./Reuters
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




