Menaxhim

Balluku: Në pranverë nis shtrimi i hekurudhës Tiranë-Durrës. Mentalitet i ri transporti

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tregoi se hekurudha Tiranë-Durrës ka avancuar në punime dhe në pranverën e vitit të ardhshëm, nis shtrimi i saj, për ta bërë “dallëndyshen e parë” të hekurudhave në Shqipëri.

Balluku shtoi se ky projekt po bëhet me fondet e BE-së, 70 mln euro, 50% kredi dhe 50% grant.

LEXO EDHE:
– Nis puna për hekurudhën e re Tiranë – Durrës
– Prezantohet projekti ambicioz, nga Durrësi me hekurudhë deri te porti i thatë i Prishtinës
– Hekurudha Durrës-Prishtinë, cilat janë projektet dhe pse ka rëndësi kjo lidhje
– BERZH, 63 mln euro për rijetëzimin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit
– Studimi i fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë pritet të kushtojë rreth 2 milionë euro
– Korridori i 8 është zgjuar nga letargjia – Si arriti Shqipëria të kapë momentin

“Kjo hekurudhë nuk është vetëm për transportin e qytetarëve. Është mentalitet i ri, për qytetarët, për turistët, për ambientin. 39km në total, 34km i përkasin qyteteve Tiranë-Durrës dhe 5km rrugës Megatek-Rinas.”

Ministrja tha se hekurudha do të ketë 40 kilometra mure mbështetëse dhe 8 stacione vendqëndrimi, por për këto të fundit duhet bërë një aplikim tjetër në BERZH, pasi nuk përfshihen në projektin e parë.

“Pjesa e tretë e projektit do të jetë teknologjia, telekomunikacioni dhe lloji i vagonëve që do të përdoren. Durrësi është nyja kryesore, nga atje nisin hekurudhat e tjera që do të jenë pjesë e Korridorit 8, me Rrogozhinën dhe Linin. Po përgatitemi për një projekt të ri, nga Vora në Han të Hotit, po përgatitemi të nisemi nga puna, në pritje të miratimit të projekteve për Korridorin 8.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë