Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) u ka bërë thirrje mjekëve të jenë të kujdesshëm me njerëzit që kanë vështirësi në frymëmarrje dhe kanë ethe pasi këto janë shenjat e gripit të devesë, një infeksion respirator i Lindjes së Mesme që ndryshe njihet si MERS dhe është i pranishëm në Katar kryesisht.
Stafi mjekësor në të gjithë Anglinë është vënë në gatishmëri për shenjat e gripit vdekjeprurës të devesë pasi tifozët e Kupës së Botës u kthyen nga Katari. Rastet e gripit të devesë tani mund të rriten për shkak të numrit të madh të tifozëve që u dyndën në Katar për turneun dhe që mund të kenë pasur kontakte me devetë.
Sëmundja është më vdekjeprurëse se Covid-19, me mbi një të tretën e të sëmurëve që vdesin, krahasuar me më pak se 4 për qind e të sëmurëve nga Covid, thuhet në raport.
The Sun raporton se mjekëve u është thënë që veçanërisht të kenë nën vëzhgim personat që janë rikthyer nga Kupa e Botës në Katar.
Rreziku është më i lartë sidomos tek personat që mund të kenë pasur kontakt me devetë ose mund të kenë konsumuar produkte të devesë siç është qumështi.
Gjithashtu gripi mund të kalojë nga personi në person.
Në Katar këtë vit janë raportuar dy raste, të cilët kishin pasur kontakt me devetë.
Midis prillit 2012 dhe tetorit 2022, ka pasur 2600 raste në 12 vende. Nga këto raste, 935 njerëz vdiqën, 36 për qind, raporton Mirror.
Para fillimit të turneut të Kupës së Botës, tifozët ishin paralajmëruar të qëndronin larg kafshëve nga frika e një infektimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




