Për herë të parë, një studim i ri eksploroi nivelet e vitaminës D në trurin e njeriut dhe efektin e mundshëm në zhvillimin e demencës.
Studiuesit zbuluan se nivelet më të larta të vitaminës D lidhen me një rrezik më të ulët të demencës tek të moshuarit.
Pavarësisht gjetjeve, roli i saktë i vitaminës D në funksionin njohës ende nuk është kuptuar plotësisht.
Rreth 6 milionë njerëz jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit në Shtetet e Bashkuara, numër që pritet të rritet në 13 milionë deri në vitin 2050 për shkak të plakjes së popullsisë së vendit.
Çdo 65 sekonda, dikush zhvillon Alzheimer, dhe 60% deri në 80% e njerëzve me demencë kanë Alzheimer. Alzheimer ndikon në kujtesën, të menduarit dhe, si rezultat, sjelljen ndërsa përparon.
Shkaqet e mundshme të demencës mbeten të panjohura edhe pse po bëhen vazhdimisht studime.
Kohët e fundit, një studim i ri heton për herë të parë praninë e vitaminës D në tru dhe efektin e saj të mundshëm në rezultatet konjitive.
Studimi zbuloi se funksioni më i mirë njohës lidhet me njerëzit që kanë përqendrime më të larta të vitaminës D në trurin e tyre. Para studimit, ishte e paqartë nëse vitamina D ishte e pranishme në tru.
Autorja kryesore Kyla Shea, një studiuese në Universitetin Tufts në Massachusetts, tha se një numër studimesh treguan se nivelet më të larta të vitaminës D në gjak ishin të lidhura me rrezik më të ulët të zhvillimit të demencës.
Studimi u botua së fundmi në Alzheimer’s & Dementia.
Studiuesit analizuan të dhënat për 290 individë të vdekur të cilët kishin marrë pjesë në Projektin Rush Memory and Aging deri në vdekjen e tyre.
Asnjë nuk kishte demencë në regjistrimin e parë, dhe të gjithë ishin individë të moshuar, që banonin në komunitet. Shëndeti kognitiv i pjesëmarrësve u mat gjatë gjithë studimit dhe ata ranë dakord të dhuronin organet e tyre pas vdekjes.
Studiuesit zbuluan se përqendrimet më të larta të vitaminës D të trurit në të katër zonat e trurit ishin të lidhura me një shans 25% deri në 33% më të ulët të zhvillimit të demencës ose dëmtimit të butë njohës deri në kohën e vizitës së fundit të individëve para vdekjes.
Thomas H. J. Burne, profesor i neurobiologjisë zhvillimore në Universitetin e Queensland, Australi, i pa përfshirë në studim, tha se studimi është shumë i ri dhe është hera e parë që flitet për nivelet e vitaminës D në tru dhe lidhjes së kësaj me demencian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




