Teksa Britania e Madhe po përballet me fluks emigrantësh të paligjshëm që shkojnë përmes La Manche, Franca ka ngritur survejancën në këtë kanal. Autoritetet franceze kanë rritur numrin e anijeve të shpëtimit në Kanalin Anglez për të parandaluar kalimin e emigrantëve.
Dy anije të tjera janë duke u vendosur në atë që roja bregdetare franceze e përshkruan si një lëvizje “të paprecedentë”.
BBC shkruan se roja bregdetare franceze thotë se anija Lapérouse sapo ka mbërritur në portin e Calais, ndërsa anija patrulluese Kermorvan do të jetë atje në ditët në vijim.
Vetëm muajin e kaluar, Britania ra dakord të rrisë pagesat për Francën me 8 milion paund (10 milionë dollarë) më shumë në vit, në 63 milionë paund në përpjekje për të ndaluar kalimet e kanaleve me varka të vogla. Paratë do të paguhen për mbikëqyrjen e shtuar, ndërsa oficerët e policisë në Mbretërinë e Bashkuar do të jenë gjithashtu në gjendje të vëzhgojnë patrullimet brenda Francës. Mendohet se oficerët francezë që patrullojnë bregdetin do të rriten në numër nga rreth 250 në 350 gjatë pesë muajve.
Numri më i madh i emigrantëve që kalojnë këtë vit Kanalin (i njohur si La Manche në Francë) është nga shtetasit shqiptarë. Deri më tani këtë vit 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 në vitin 2020.
Ndërkohë mbi 40,000 njerëz kanë bërë kalime të tilla këtë vit, një numër rekord.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




