Treg

Miliardat e humbura në kriptomonedha mbeten mister pas ‘shfajësimit’ të Sam Bankman-Fried

Miliardat e munguara nga falimentimi i FTX vazhdojnë të jenë të mbuluara nga misteri, ndërkohë themeluesi i saj, Sam Bankman-Fried mohoi përpjekjen për të kryer një mashtrim, por pranoi gabime të rënda menaxheriale.

Në daljen e tij të parë publike, pas kolapsit të 11 nëntorit, Bankman tha se ai e kishte “çuar për dreq” punën dhe se duhet të ishte fokusuar më shumë tek mbrojtja e klientëve dhe lidhjeve  midis FTX dhe Alameda.

“Bëra shumë gabime”, – tha 30-vjeçari në një video për NYT. “Do të jepja çdo gjë ta bëja dhe njëherë nga fillimi. Në asnjë moment nuk mendova të mashtroj njerëzit.”

Pjesëmarrja e Bankman-Fried ishte e diskutueshme duke qenë se ka pyetje të pazgjidhura se si FTX me bazë në Bahamas përfundoi me një vrimë prej 8 miliardë dollarësh në bilancin e saj dhe pse keqpërdori fondet e klientëve. Raportet se FTX i ka dhënë para klientëve të Alameda-s kanë nxitur shqetësime të tilla.

I intervistuar nga kolumnisti i New York Times, Andrew Ross Sorkin, i cili tha se Bankman-Fried po bashkohej nga Bahamas, manjati i rënë i kriptove nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse ndonjëherë kishte gënjyer.

Bankman-Fried i tha samitit se ai “nuk i ka kombinuar me vetëdije fondet”. Në të njëjtën kohë, ai tha se FTX dhe Alameda ishin “thelbësisht më shumë” të lidhura sesa synohej dhe se ai nuk i kushtoi vëmendje.

Ai tha se nuk po drejtonte Alameda dhe shtoi se ishte “nervoz për një konflikt interesi”. Asnjë person nuk ishte përgjegjës për rrezikun e pozicionit në FTX, tha ai, duke e përshkruar mungesën e mbikëqyrjes si një gabim.

Infektimi i kriptove

Sektori i aseteve digjitale është i përgatitur për përhapjen e “infektimit” nga FTX, e cila dikur krenohej me një pasuri prej 32 miliardë dollarësh përpara se të shkonte në falimentim. Ajo u detyrohet 50 kreditorëve të saj më të mëdhenj të pasiguruar një total prej 3.1 miliardë dollarësh dhe mund të ketë më shumë se një milion kreditorë të tjerë në mbarë botën.

Një huadhënës i kriptove, BlockFi Inc., bëri kërkesë për falimentim të hënën pasi u godit nga rënia e FTX. Platforma Genesis po përpiqet të shmangë të njëjtin fat.

Shefi Ekzekutiv i BlackRock Inc., Larry Fink, tha më herët në samitin e DealBook se shumica e kompanive të kriptove me siguri do të palosen pas kolapsit të FTX.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, një tjetër folëse në samitin në Nju Jork, e quajti debaklin e FTX “momenti i Lehman brenda kriptos”, duke iu referuar rënies së gjigantit të investimeve bankare Lehman Brothers në 2008.

Tregjet e kriptove janë stabilizuar disi pasi u ulën në nëntor pasi trazirat rreth FTX u trasuan. Megjithatë, një matës i 100 tokenëve më të mirë ka rënë me më shumë se 60% këtë vit, i goditur nga shtrëngimi i politikës monetare dhe një seri shpërthimesh kriptosh nga të cilat FTX është më spektakolari.

Pasuria e Bankman-Fried në një moment arriti në 26 miliardë dollarë dhe vetëm javë më parë ai u përshkrua si John Pierpont Morgan i aseteve digjitale, i gatshëm të hidhte pasurinë e tij për të shpëtuar industrinë. Ai tha gjatë intervistës se kishte një kartë krediti dhe 100.000 dollarë në bankë.

I pyetur nëse ai kishte qenë i drejtë në lidhje me FTX, Bankman-Fried tha: “Isha aq i sinqertë sa dija të jem”./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë