Tregu global i naftës vazhdon të jetë i alarmuar për shkak të kërkesës në rënie. Kërkesa në Azi pësoi rënie duke arritur në nivelin më të ulët për këtë vit, për shkak të bllokimit të importuesit më të madh në botë, Kinës.
Tregu i naftës në Dubai, ra me 1 dollarë për fuçi, me 80% rënie brenda një muaji.
Dobësimi i tregjeve të naftës nisi që në nëntor, me shenjat e para të rënies së kërkesës dhe çmimeve. Kjo ka ndodhur edhe me tregun e aftës amerikane.
Ndërsa flamujt e kuq përhapen, kontratat e së ardhmes par naftën e papërpunuar ranë në çmimin e tyre më të ulët që nga janari.
Pritjet për një rikuperim të kërkesës kineze për naftë po zbehen pasi rastet e përditshme Covid-19 kanë arritur nivele rekord, duke nxitur zyrtarët të rrisin masat e kontrollit dhe frenimin e lëvizjeve. Mes sfondit sfidues, disa rafineri kineze po përmbahen nga blerja e ngarkesave ruse, duke ulur kërkesën paralelisht me planin e G7 për të kufizuar naftën ruse së bashku me sanksionet e Bashkimit Europian që fillojnë më 5 dhjetor.
Vendet e BE-së e kanë kundërshtuar propozimin për naftës ruse. Bëhet fjalë për vende si Polonia, Greqia, Qipro dhe Malta, që kanë interesa domethënëse në një marrëdhënie tregtare me Rusinë. Ato kanë kërkuar një çmim tjetër, më të ulët për naftën ruse.
Mund të argumentohet se një kufi në nivelin aktual të propozuar sheh vetëm një çmim pak më të ulët për naftën ruse në krahasim me çmimet mbizotëruese të tregut, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e kufirit./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



