Çmimet europiane të gazit u rritën të mërkurën (23 nëntor), pasi Rusia paralajmëroi se mund të kufizojë furnizimet në Europën Perëndimore që në fillim të javës së ardhshme, duke trazuar tregjet e energjisë përpara dimrit.
TTF, standardi rajonal i gazit, u rrit me 6 për qind në 132 euro për megavat orë në fillimin e tregtimit në Londër, duke zgjatur rritjen prej 9 për qind të së martës pasi Gazprom i Rusisë akuzoi Ukrainën për marrjen e gazit të destinuar për Moldavinë.
Çmimi i shitjes me shumicë europiane të gazit ka rënë ndjeshëm nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave prej rreth 310 euro për megavat orë në gusht, falë kryesisht kërkesës së zvogëluar industriale, ofertës më të lartë se sa pritej dhe konsumit më të ulët të brendshëm.
Lëvizja e Gazprom megjithatë do të rrisë shqetësimet për furnizimet me energji të Europës për muajt më të ftohtë. Çmimet e naftës u rritën të mërkurën, me naftën e papërpunuar Brent, pikë referimi ndërkombëtare, me 0.7 për qind në 88.96 dollarë.
Pushimi në SHBA për Ditën e Falënderimeve, si dhe Kupa e Botës së futbollit në Katar, kanë reduktuar “likuiditetin dhe energjinë” nga tregjet.
Rritjet e çmimeve të nëntorit ishin të mjaftueshme për të bindur disa investitorë se inflacioni ka arritur kulmin, megjithatë deklaratat nga zyrtarët e Rezervës Federale sugjerojnë se banka qendrore mund t’i mbajë normat e interesit të larta për më shumë sesa parashikojnë tregjet.
Në tregjet e obligacioneve qeveritare, yield-i dyvjeçar i thesarit, i cili është veçanërisht i ndjeshëm ndaj pritjeve për normat e interesit, u rrit me 0.02 pikë përqindjeje në 4.54 për qind.
Burimi: Financial Times/ Përshtati: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




