Moti i butë në të gjithë Europën në javët e fundit po e bën rajonin të jetë në gjendje të shmangë mungesat e gazit natyror këtë vit dhe dimrin e ardhshëm, sipas Trafigura Group, një nga tregtarët më të mëdhenj të mallrave në botë.
Shefi ekzekutiv i Trafigura, Jeremy Weir tha se rezervat e gazit të Europës ka të ngjarë të shterohen me rreth dy të tretat këtë dimër. Kjo do të thotë se rajoni do të jetë në gjendje të mbijetojë periudhën e dimrit dhe mund të ketë një sasi të mjaftueshme karburanti për t’i mbijetuar krizës edhe vitin e ardhshëm, tha ai.

“Nëse kjo ndodh, ne mund të mos kemi aq shumë probleme dimrin e ardhshëm, gjë që në fakt ishte një shqetësim i vërtetë,” tha Weir në Samitin e Azisë së Mallrave në Singapor.
Çmimet e gazit kanë rënë ndjeshëm nga nivelet rekord të verës për shkak të motit jashtëzakonisht të butë në të gjithë Europën veriperëndimore që nga tetori. Rajoni ka nxituar të rimbushë inventarët dhe të importojë dërgesat e gazit natyror të lëngshëm, një lëndë djegëse super e ftohtë që transportohet nëpërmjet anijeve dhe jo përmes tubacioneve.
Ne kemi një situatë ku “ne kemi një depo shumë të fortë gazi në Europë,” tha Weir. “Ne ishim shumë të shqetësuar për çmimet e energjisë dhe kjo është eliminuar.”
Megjithatë, Gazprom PJSC kërcënoi se do të ndërpresë rrjedhën e saj të gazit të dërguar përmes Ukrainës javën e ardhshme pasi prodhuesi rus ngriti shqetësime për vëllimet që arrijnë në Moldavi.
Zyrtarët e qeverisë dhe ndërmarrjeve kanë paralajmëruar se Europa do të përballet me mungesa të rënda të gazit dimrin e ardhshëm, kur kriza globale e energjisë pritet të arrijë kulmin. Rusia në thelb ka ndaluar dërgesat e gazit në Europë, gjë që do ta bëjë më sfidues për rajonin rimbushjen e inventarëve.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




