Nga Gazeta ‘SI’ – Gjykata e Durrësit ka lënë në burg për 45 ditë tre të ndaluarit për kapjen e 33.5 kg kokainë në Portin e Durrësit dy ditë më parë, të ardhur përmes një ngarkese me banane.
Në burg janë lënë administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, si dhe dy punonjësit e skanerit të portit, të cilët akuzohen për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Falsifikim kompjuterik”.
Petrit Demishaj, 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane akuzohet nga gjykata për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;
Alban Naziraj, 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;
Artur Sevdaraj, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, akuzohet gjithashtu për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
Në kërkim u shpall shtetasi Trifon Murataj, 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Sipas policisë, vijon intensivisht puna për kapjen e tij.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




