Treg

Kungujt e Halloween, Spanja prodhuesja më e madhe në Europë

Kungujt ngjyrë portokalli janë shumë të famshëm, veçanërisht në këtë periudhë të vitit, qoftë për t’u gatuar, po ashtu edhe për t’u gdhendur artistikisht si dekor për festën e Halloween. Sipas Eurostat, në 2017 rreth 24.000 hektarë përgjatë BE-së ishin tokë e dedikuar për të kultivuar kungujt ngjyrë portokalli dhe ata në formë dardhe. Vendi anëtar i BE-së që ka prodhuar më shumë kunguj të tillë në 2017 ishte Spanja me (115.000 ton). Vendet e tjera që e kanë pasuar ishin Franca (96.000 ton), Gjermania (92.000 ton), Portugalia dhe Polonia (secila me nga 75.000 ton).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë