Pas një rrënimi spektakolar më herët gjarë vitit, monedhat më të famshme të industrisë së kriptove janë në gjumë, duke nënkuptuar se investitorët nuk i duan më këto asete drithëruese. Vlera e kriptomonedhës më të madhe, Bitcoin, mezi ka qëndruar në nivelet e 20 mijë dollarëve dhe Ether, e dyta më e madhe vazhdon të bjerë fuqishëm pas përditësimit që bëri në sistem në muajin shtator.
Bitcoin ka pasur luhatshmëri minimaliste këtë vit. Fillimisht, rënia e menjëhershme u quajt “dimri i kriptove”, pak a shumë periudhë normale e tregut, por e përkohëshme. Tani, kjo fazë
“Qetësia është shurdhuese”, -thotë Edmond Goh, kreu i B2C2. “Përfundimisht do të vijë një ndryshim që do të zgjidhë ngërçin, ndoshta inflacioni ose një njoftim i madh rregullator. Ndoshta diçka krejtësisht e papritur.”
Kriptot kanë vuajtur këto kohë njësoj si asetet e tjera spekulative. Aksionet e Nasdaq kanë rënë me 30%, por BTC ka rënë me 70% dhe shembja e Terra-s, shkaktoi humbjen e 40 mld dollarëve dhe shkundi besimin në këtë investim. Kapitali i kriptove në treg ra nga 3.2 trilion dollarë në më pak se 1.
Morgan Stanley tregoi se 78% e BTC nuk ishin përdorur për asnjë transaksion në 6 muajt e fundit.
Përveç mjedisit më të ashpër të normave të interesit, disa nga argumentet kryesore që mbështesin kripton janë provuar të jenë të gabuara. Eksperimenti i El Salvadorit me Bitcoin si monedhë zyrtare ka rënë, ndërsa kripto ka dështuar si një mbrojtje kundër inflacionit, çmimi e saj ka rënë edhe kur inflacioni në ekonomitë e zhvilluara i është afruar 10%.
“Bitcoin nuk ka vepruar, gjatë dy viteve të fundit, si një mbrojtje e inflacionit apo si një rezervë vlere,” tha Alkesh Shah, strateg i aseteve digkitale në Bankën e Amerikës. Edhe një zhvendosje e suksesshme nga praktikat e minierave të kriptove me energji intensive në një alternativë më të gjelbërt e pa karbon nuk ka ndihmuar në ngritjen e shpirtrave. Këtë bëri Ether, por ende nuk ka dhënë rezultat pozitiv.
Minatorët e kriptove, të cilët përgjithësisht përdorin kompjuterë për të zgjidhur kodimet në këmbim të provave në rrjet, po ndiejnë gjithashtu shtrëngimin. Ndërsa ata duhet të vazhdojnë të shpenzojnë shuma gjithnjë e në rritje për energji, vlera që u kthehet është depresionuese. Minatorët e BTC në SHBA kanë lajmëruar se mund të falimentojnë deri në fund të vitit.
Kjo ka qenë një periudhë brutale për kriptot, por ato janë këtu për të qëndruar. /Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




