Treg

Pasuria e Mark Zuckerberg shkatërrohet, në një vit humbi 100 mld dollarë

Pasuria e Mark Zuckerberg ra me 11 mld dollarë të tjerë pasi kompania e tij Meta rezultoi me fitime zhgënjyese, 100 mld dollarë humbje në 1 vit.

Zuckerberg, tani ka një pasuri prej 38.1 mld dollarësh sipas Bloomberg Index, një rënie spektakolare nga kulmi i 142 mld dollarëve shtatorin e shkuar. Ndonëse shumë të pasur kanë shijuar rënie të pasurisë së tyre, por drejtuesi i Meta ka pasur më tronditësen.

Të ardhurat e Meta kanë rënë me 4.5% në raport vjetor , ndërkohë që po përballet me kosto të papërballueshme për shkak të ndryshimeve që po bën në realitetin virtual. Vlera e aksioneve të kompanisë është vetëm 100 dollarë tani, më e ulëta ndonjëherë.

Zuckerberg mban më shumë se 350 mln aksione të Meta-s, dhe ai ishte personi i tretë më i pasur në botë. Tani ai është në vendin e 23-të./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë