Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, lia e majmunit mund të ketë "rezultate shkatërruese" te pacientët me imunitet të dobët shumë, siç janë personat me HIV.
Hulumtimi i ri i botuar të mërkurën në Raportin Javor të Vdekshmërisë së CDC ekzaminoi të dhënat e rasteve klinike për 57 pacientë të shtruar në spital me komplikime për shkak të lisë së majmunit dhe zbuloi se 82% kishin një infeksion HIV.
"Lia e majmunit dhe HIV janë ‘përplasur’ me efekte tragjike", tha përfaqësuesi i CDC, Jonathan Mermin në një njoftim.
"Raporti i sotëm na kujton të gjithëve se qasja në parandalimin dhe trajtimin e lisë së majmunit dhe HIV-it ka rëndësi për jetën e njerëzve dhe për shëndetin publik".
Në raport, 95% e pacientëve ishin meshkuj dhe shumica (68%) ishin me ngjyrë.
Shtatëmbëdhjetë prej pacientëve u shtruan në repartin e terapisë intensive dhe 12 prej tyre vdiqën.
Nga pacientët që vdiqën, "lija e majmunit ishte shkaktar i vdekjes ose faktori kontribuues në pesë prej këtyre rasteve, gjashtë vdekje mbeten nën hetim për të përcaktuar nëse lija e majmunit ishte një faktor ose kontribuues, dhe në një vdekje, lija e majmunit nuk ishte një shkak ose kontribuues”, thuhet në raport.
Në Amerikë ka 28,061 raste të konfirmuara të lisë së majmunit dhe gjashtë vdekje të raportuara që nga e marta, sipas CDC.
Vdekja nga lija e majmunëve është jashtëzakonisht e rrallë dhe ka më shumë gjasa të ndodhë tek foshnjat dhe gratë shtatzëna, përveç njerëzve me sistem imunitar të dobësuar, si për shembull të sëmurë me HIV.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.