Treg

Sa kushton një kilogram kokainë nëpër botë?

Gjatë dekadave të shkuara, grupet kriminale në Amerikën Latine kanë diversifikuar biznesin e tyre. Ata nuk marrin më drogë nga Amerika e Jugut për në SHBA, siç bënte Escobari në vitet 70-80. Ata tani janë përfshirë dhe minierat ilegale të arit, trafikim njerëzor, prodhim të dograve sintetike, fentanol.

Gjithsesi, droga mbetet një pjesë me rëndësi e biznesit të tyre. Në 2020-n, prodhimi global i kokainës kapi shfirën e 1.982 ton, sipas zyrës së Drogës dhe Krimit në OKB edhe pse me gjasa është më shumë.

Amerika e Veriut mbetet konsumatori më i madh i kokainës, me 2% të popullsisë që e përdor. Por përdorimi global i saj po rritet.  Guinea-Bissau është bërë rrugë e rëndësishme e kalimit të kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Një tentativë për grusht shteti në fillim të këtij viti, në të cilën persona të armatosur sulmuan pallatin presidencial, u fajësuan bandat e drogës. Shumë kokainë europiane importohet përmes Roterdamit në Holandë, gjë që ka çuar në një rritje të dhunës së bandave atje. Kreu i një sindikate policore holandeze ka paralajmëruar se vendi rrezikon të bëhet një “narko-shtet”.

Kokaina është pjesë thelbësore e fitimit të gangsterëve. Përcaktimi se sa kushton një kilogram është e paqartë sepse tregjet janë ilegale dhe ndryshojnë nga vendi në vend. Në vitin 2019, OKB tregoi se një kg kokainë në Kokainë kushton 1.491 dollarë. Në Meksikë 12.433 dhe në El Salvador 28.873.

Por fitimi i vërtetë vjen jashtë Amerikës Latinë. Një kilogram në SHBA kushton 69 mijë dollarë.  Sa më larg shkon, aq më i shtrenjtë bëhet. Në Kinë, ku disa banda kolumbiane thuhet se shpresojnë të rrisin marzhet e tyre të fitimit edhe më tej në dekadën e ardhshme, një kilogram kushton 69.380 dollarë në kontinent dhe 72.510 dollarë në Hong Kong. Në Australi një kilogram në vitin 2017, çmimet më të fundit në dispozicion, zakonisht kushtojnë 152.207 dollarë.

Për sa kohë kokaina mbetet e paligjshme në vendet e pasura, bandat do të vazhdojnë t’i kanalizojnë fitimet e tyre në rekrutimin e anëtarëve, blerjen e armëve dhe korruptimin e zyrtarëve. Legalizimi do të çonte në burimin kryesor të të ardhurave të bandave dhe do ta bënte produktin më të sigurt. Kjo është arsyeja pse The Economist po argumenton se është koha për të legalizuar gjërat./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë