Treg

Dubai, projekt për t’u bërë kryeqendra e NFT-ve në botë

Në Emiratet e Bashkuara Arabe po planifikohet ndërtimi i një tregu gjigand dedikuar vetëm NFT-ve, artit digjital në blockchain. Quajtur “Lovely Humans” nga biznesmenja Sallyann Della Casa, projekti në Dubai synon të informojë e ndihmojë klientët e interesuar dhe të krijojë gjëra të reja me fond fillestar 100 mln dollarë.

Rastësisht, lëvizja e Della Casa për të nisur një startup NFT vjen në një kohë kur tregu i kriptove dhe gjithashtu NFT-ve po shikon në një të ardhme të pasigurt.

“Përplasja që po ndodh tek asetet digjitale tani është thjesht korrigjim i tregut. Ne do të qeshim me veten pas vitesh duke menduar se NFT-të ishin vetëm për ‘majmunët e mërzitur’”, tha Della Casa për Arabian Business në një intervistë.

“Teknologjia pas NFT-ve është këtu për të qëndruar dhe do të mbijetojë,” pohoi ajo me besim.

Sipas saj, Lindja e Mesme dhe Dubai do të bëhen qendra kryesore e NFT-ve në botë dhe do të zerë 25% të tregut në 2023-shin dhe të kapë vlerën e 5 mld dollarëve deri në 2028-n.

Della Casa tha se kjo teknologji ishte shumë e rëndësishme dhe se do të na ndihmojë të zgjidhim disa nga problemet më të mëdha në botë, të cilat teknologjia ekzistuese nuk mund t’i zgjidhë.

“Më lejoni t’ju jap një shembull: Imagjinoni çdo pajisje – si frigoriferi dhe lavatriçja – duke komunikuar se cili po po ndizet e cili po fiket, për të siguruar konsum të rregulluar të energjisë përmes NFT-ve. Kjo është mënyra se si NFT-të mund të na ndihmojnë të bëjmë zgjedhje më të informuara për të arritur dhe tragetin e karbonit, ” – tha 43-vjeçarja që e quan veten “krye ëndërrimtare”.

Della Casa mbrojti fuqimisht inovacionin për adoptim më të shpejtë të NFT.

“NFT-të janë vetëm shumë spekulative për momentin sepse ato nuk po përdoren për qëllimin e tyre të synuar. Ne do të fillojmë ta vlerësojmë atë njësoj siç bëjmë me aksionet e kompanive që kanë një vlerë bazë ose funksion në rastin e një NFT, ” – tha Della Casa.

Ajo u shpreh se vërtetimi ka qenë gjithmonë një shqetësim në industri të caktuara si arti, titujt e pasurive të paluajtshme, paratë, diplomat dhe mallrat luksoze./ArabianBusiness


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë