Treg

Çmimi i naftës vazhdon rënien ndikuar nga frika e recesionit dhe rikthimi i Covid-19 në Kinë

Çmimi i naftës ra me 1% të martën, duke zgjeruar me 2% humbjet ndërkohë që recesioni përgatitet të kapë tregjet botërore dhe Kina po ripërjeton një tjetër valë Covid-19.

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass dhe drejtuesja e FMN-së, Kristalina Georgieve, lajmëruan të hënën se bota është në rrezik serioz për një recesion dhe inflacioni do të vazhdiojë të mbetet problem për më gjatë,

Nafta bruto ra me 1.5%, në 94.7 dollarë për fuçi. Nafta ka vazhduar rënien pas rritjes së vrullshme në fillim të 2022-shit, kur kapi rekordin e 147 dollarëve për fuçi, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Shqetësimet janë në rritje edhe për një rënie të kërkesës për të pas situatës në Kinë, ku infektimet me Covid po rriten përsëri. Nafta është nën presion dhe nga dollari i fortë që e ën lëndën më të shtrenjtë për blerësit dhe monedhat e tjera duke rrezikuar në “oreksin” për të.

Humbjet u limitua nga një shtrëngim i tregut javën që shkoi, kur OPEC vendosi të ulte sasinë e naftës që prodhonte, me 2 mln fuçi në ditë. /REUTERS


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë