Treg

‘Dimri i kriptove’ po kthehet në pranverë

Industria e kriptomonedhave ende po tenton të marrë veten nga goditja që mori më herët gjatë këtij viti. Çmimi i shumë tokenave të famshëm ra dhe besimi se kriptot ishin arma kundër inflacionit, u zbeh. Në të njëjtën kohë, dy nga firmat më të madhe të menaxhimit të kriptomonedhave si Celsius dhe Three Arrows, falimentuan duke ushtruar më shumë presion mbi treg.

Gjithsesi, në javët në vazhdim, çmimet u përmirësuan.

Bitcoin, drejtuesi i botës së kriptove po qëndron me vështirësi në vlerën e 20 mijë dollarëve pas rënies nga 70 mijë dollarë. “Merge”, shkrirja, ndryshimi që Ethereum bëri në sistemin e tij për t’u kthyer një blockchain i gjelbërt dhe i sigurt, duket sikur  ka dështuar deri tani, pas rënies nga vlera më e lartë e tij, 5.000 dollarë.  

Në përgjithësi, vëllimet e kriptove nuk e kanë arritur pikun. Por çmimet po fitojnë stabilitet duke ngritur pyetjen nëse “dimri i kriptove” po kthehet në pranverë.

Ekspertët presin një rënie të Bitcoin, që drejton dhe monedhat e tjera digjitale, të arrijë deri në 3 mijë dollarë, “në skenarin më të keq”. Ndërsa për Ethereum pritet që shkrirja të japë një efekt pozitiv në afatgjatë. /Financial Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë