Futboll

Inter i frikshëm, shkatërron Lacion brenda në “Olimpico”

Humbja në Champions League me Barcelonën nuk ka lënë gjurmë të Inter që janë rikthyer në kampionat, duke fituar edhe këtë fundjavë. Ka qënë Lacio “viktima” e gjashtë radhazi në Serie A për skuadrën e Spaletit. 3-0 është mbyllur sfida me zikaltërit që kanë konfirmuar edhe një herë tjetër janë ekipi anti-juve këtë sezon.

Ndeshja filloi mbarë për Interin që në minutat e parë, ku shfaqët komandues dhe Lacio që mbyllet në mbrojtje edhe pse luante në fushën e saj. Në mesin e pjesës së parë zikaltërit gjejnë rrugën e rrjetës me anë të kapitenit Ikardi. Pas këtij goli, Lacio provoi të reagonte, por nuk ia doli dot, pasi Inter ishte i mire organizuar në mesfushë dhe prapavijë. Për ta mbyllur në mënyrën ideale pjesën e parë për Inter mendon Marcelo Brozoviç. Kroati lëshon një predhë të vërtetë, duke e ndalur topin në rrjetë dhe shifrat në 0-2.

Në 45 minutat e dyta skuadra e Spaletit luan më e tërhequr, ndërsa Lacio provon t’ia ndryshoj fatin sfidës, por pa sukses. Qershia mbi tortë për Inter do të vinte në minutën e 70’ sërish nga kapiteni Mauro Ikardi. 3-0 dhe Inter kap vendin e dytë, duke përfituar edhe nga barazimi i Napolit me Romën mbrëmjen e së shtunës.

Ndërkohë supersifda e kësaj të hënë në Premier League mes Totenham dhe Mançester Siti është mbyllur me triumfin e kampionëve në fuqi. Ka mjaftuar një gol i Mharez që në minutën e 6-të që “qytetarët” të marrin një triumf shumë të rëndësishëm përballë një rivali direkt. Skuadra e Guardiolës me këtë fitore vijon të jetë në mesin e tre skuadrave udhëheqëse në Premier League. Sakaq Totenham, pas zhgënjimeve në Ligën e Kampionëve vijon momentin e keq edhe në kampionat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë