Treg

Parashikimi i çmimit të Bitcoin: Skenari më i keq është 3.500 dollarë

Sipas ekspertit të tregjeve, Gareth Soloway, gjërat nuk duken pozitive për tregun e kriptove. Ai tha se mund të jetësohet një nga skenarët e këqinj, njësoj si atëherë kur vlera e Amazon ra me 95%.

“Nëse një skenar i tillë ndodh, Bitcoin bie në 3.500 dollarë”, -tha Soloway.

“Të jetë për mua, duhet të vazhdoni të blini kur të shkojë në 13 mijë dollarë, deri në 10 mijë. Unë besoj se BTC do të kapë edhe 100.000 dollarë, edhe 500.000.”.

Për parashikimin e Ethereum, Soloway, është më i luhatur. “Ne duhet të kuptojmë llojin e tregut ku jemi. Kur jemi në një treg të brishtë kërkon shumë guxim për të rritur çmimet sepse njerëzit frikësohen. Në një treg më të qëndrueshëm, lajmi më i parëndësishëm, do të rrisë çmimet.”

Solway thotë se investitorët duhet të dinë se diçka po ndryshon menjëherë për të rikthyer besimin. Ndryshimi i Ethereum nuk e përmbush atë lloj shprese. “Është ndoshta fantastike për Ethereum, por në një afat të afërt, ajo ku të gjithë po fokusohen janë normat e interesit të Rezervës Federale, dollari amerikan dhe ekonomia. Të gjitha këto gjëra thjesht po dërrmojnë asetet e rrezikshme tani.”

“Bankat po bëhen shumë agresive. Nëse ato na fusin në një recesion dhe inflacioni është mbi 2%, si do të na nxjerrin? Tregjet i drejtohen bankave për t’i thënë ‘na printo pak më shumë para dhe na nxirr nga kjo situatë, siç kemi bërë më herët. Bankat thonë ‘jo se bëjmë dot, kemi inflacion mbi 2%’. Dhe kjo do të ketë ndikim shumë të madh.”

Sipas Soloway, bankat tani e kuptojnë se ata e tepruan me printimin e parave dhe kanë frikë mos gabojnë përsëri./beincrypto


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë