Industritë e energjisë së erës dhe diellit në Europë kanë njoftuar se mund t’i spostojnë investimet e tyre në vende të tjera pasi vendet e BE-së votuan që të merrnin fitimet shtesë nga kompanitë e gjenerimit të energjisë nga era, dielli, bërthamore dhe qymyri. Qeveritë duhet të ndihmojnë familjet dhe bizneset, por vendimi i tyre i fundit mund ta përkeqësojë krizën, tha WindEurope. Sipas përfaqësueseve të saj, taksimi i fitimeve të papritura nga kompanitë e energjisë do të ndalojnë investimet e energjisë së rinovueshme.
“Investitorët lehtësisht mund të shkojnë diku tjetër. Në SHBA p.sh”.
SolarPower Europe tha se e shqetëson mënyra se si do të përshtaten politikat e copëzuar.
Ai këshilloi qeveritë që aplikimi i taksave shtesë për prodhuesit e energjisë elektrike do të ndalonte investimet në energjinë e gjelbër dhe do ta bënte shumë më të vështirë për Europën daljen nga kriza energjetike.
Organizata pretendoi se rritja e çmimeve të energjisë ishte nxitur nga varësia e Europës nga importet e shtrenjta dhe të paqëndrueshme të karburanteve fosile.
“Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian të propozojë një plan emergjence për nxitjen e burimeve të rinovueshme tani dhe ta vendosë atë me Këshillin Europian përpara fundit të vitit,” tha SolarPower Europe./Balkanenergynews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.