Biznes

Investitorët e energjisë nga era dhe dielli kërcënojnë të largohen nga Europa për shkak të kufirit të të ardhurave

Industritë e energjisë së erës dhe diellit në Europë kanë njoftuar se mund t’i spostojnë investimet e tyre në vende të tjera pasi vendet e BE-së votuan që të merrnin fitimet shtesë nga kompanitë e gjenerimit të energjisë nga era, dielli, bërthamore dhe qymyri. Qeveritë duhet të ndihmojnë familjet dhe bizneset, por vendimi i tyre i fundit mund ta përkeqësojë krizën, tha WindEurope.  Sipas përfaqësueseve të saj, taksimi i fitimeve të papritura nga kompanitë e energjisë do të ndalojnë investimet e energjisë së rinovueshme.

“Investitorët lehtësisht mund të shkojnë diku tjetër. Në SHBA p.sh”.

SolarPower Europe tha se e shqetëson mënyra se si do të përshtaten politikat e copëzuar.

Ai këshilloi qeveritë që aplikimi i taksave shtesë për prodhuesit e energjisë elektrike do të ndalonte investimet në energjinë e gjelbër dhe do ta bënte shumë më të vështirë për Europën daljen nga kriza energjetike.

Organizata pretendoi se rritja e çmimeve të energjisë ishte nxitur nga varësia e Europës nga importet e shtrenjta dhe të paqëndrueshme të karburanteve fosile.

“Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian të propozojë një plan emergjence për nxitjen e burimeve të rinovueshme tani dhe ta vendosë atë me Këshillin Europian përpara fundit të vitit,” tha SolarPower Europe./Balkanenergynews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë