Rend dhe Ligj

Kush janë 6 shqiptarët e arrestuar në Britani për pengmarrjen e të riut nga Fieri

Gazeta Si – Gjashtë  shqiptarë, mes tyre një vajzë, do të dalin në një gjykatë më 28 tetornë Londër të akuzuar për pengmarrjen e shqiptarit Nertil Buzi në kryeqytetin britanik.

Mediat britanike shkruajnë se të arrestuarit janë pjesë e një grupi nga Vlora dhe që kontrollon disa zona ku kultivohet kanabis në zona të mbyllura.

Bëhet fjalë për:

Nekid Arapi 26 vjeç banues në Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.

Fation Arapi 27 vjeç, banues ne Neë Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Eduart Çepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.

Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.

Ka qenë vëllai i Nertil Buzit ai që ka njoftuar policinë shqiptare se vëllai i tij është marrë peng nga një bandë kriminale, e cila e dhunonte.

Buzi nuk rezulton të ketë precedent penal në Shqipëri, por ka dyshime se mund të jetë përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës në Britaninë e Madhe.

Mësohet se pengmarrësit kishin kërkuar 400 mijë paund për lirimin e 30-vjeçari, ndërsa ishin në listën e personave me rekorde kriminale në Angli.

Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati, policia britanike ndërhyri për tra liruar.

Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë dhe shkak i konfliktit me shqiptarët e tjerë dyshohet të jetë prishja e pazareve për lëndër narkotike në Angli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë