Një anije greke është gjetur në fund të ujërave të Detit të Zi.
Hulumtuesit thanë se kjo anije përkon me vitet 400 p.e.s, në kohën kur Deti i Zi ishte qendër tregtare mes kolonive greke.
“Një anije që mbijeton e paprekur nga bota klasike, e cila gjendet në një thellësi kaq të madhe të ujit, është diçka që kurrë nuk do të kisha mundur të besoja,” tha arkeologu Jon Adams, udhëheqës i MAP të Detit të Zi.
“Kjo do të ndryshojë kuptimin tonë për ndërtimin e anijeve detare në botën e lashtë”, shtoi me tej ai.
Për shkak se uji në thellësi të detit është pa oksigjen, anija ka qenë e pacenuar për më shumë se 2400 vite.
Anija prej 75 metra e gjatë, e dokumentuar nga një mjet me telekomandë (ROV) të pajisur me kamera, duket i ngjashëm me anijet tregtare të përshkruara në vazo të lashtë grekë.
Ruajtja unike e anijes 2400 vjeçare është për shkak të kimisë së pazakontë të ujit të Detit të Zi dhe mungesës së oksigjenit nën 180 metra thellësi. Kjo shtresë anoksike, e cila përbën gati 90 përqind të vëllimit të detit, parandalon proceset fizike dhe kimike që shkaktojnë prishjen organike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.