Rend dhe Ligj

Kërkoi azil politik në Shqipëri, depërtohet gazetari turk Ahmet Emre Olur

Ahmet Emre Olur, gazetari turk, që kërkoi azil politik në Shqipëri, është depërtuar të dielën në mëngjes drejt Turqisë.

Autoritetet shqiptare refuzuan kërkesën e tij për azil politik.

Ai u ndalua një ditë më parë në Rinas dhe kërkoi azil politik në Shqipëri, pasi, sipas tij,  i rrezikohej jeta.

Mediat turke shkruajnë se ai është konsulent shtypi dhe se pas depërtimit Emre Olur u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport.

Më pas në Drejtorinë e Sigurisë së Stambollit.

Sipas kësaj drejtorie, ai akuzohet për  “Kanosje”, “Fyerje”, “Fyerje me mesazh zanor, me shkrim ose me video”…etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë