Sociale

 Covid-19/Ulen infektimet,17 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orë

17 raste të reja dhe 1 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë kryer 176 testime dhe janë shëruar 172 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 324.964 që nga fillimi i epidemisë.

Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 6 në Lushnjë, 3 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Durrës, nga 1 qytetarë në Has, Divjakë, Mallakastër, Selenicë.
Janë 1.357 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 13 pacientë

Qytetarja që ka humbur jetën është një 84 vjeçare nga Tirana.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë