Treg

‘Normalizohen’ çmimet e energjisë dhe gazit pas njoftimit se BE do të rimodelojë tregun

Çmimet e energjisë elektrike në bursë janë stabilizuar me nisjen e muajit shtator, duke u luhatur rreth 300 deri në rreth 500 euro.

Sipas ekspertëve, kjo lidhet drejtpërdrejtë me rënien e çmimit të gazit, element kyç për prodhimin e elektricitetit, por edhe planet e Komisionit Europian “për rimodelimin e tregut energjitik”.

Energjia preku shifrat më të larta ndonjëherë mbrëmjen e 30 gushit, kur një megavatorë u shit me më shumë se 1.000 euro, kur Europa po priste ndërprerjen e gazit nga Rusia në Nord Stream 1.

Çmimet e gazit ranë me 21% mëngjesin e të premtes, pasi Gjermania deklaroi se po përgatitet për dimrin dhe KE tha se ka gati një paketë emergjencë për të vendosur një tavan në çmimin e energjisë në treg, si për gazin edhe për elektricitetin.

Rezervat e gazit në Europë janë tani pothuajse 80% të mbushura, duke iu afruar objektivit të BE-së që vendet të arrijnë 80% të plotë deri më 1 nëntor.

Studiuesit në Wood Mackenzie parashikuan se çmimet e larta të gazit natyror do të ulin kërkesën europiane në 7% deri në mars.

Reziku i ndërprerjeve të mëtejshme të gazit rus, po përgatit rajonin për një dimër të ashpër, sipas Mechthild Woersdoerfer, kreu i energjitikës në Komisionin Europian. Vendet janë buzë recesionit dhe inflacioni është tashmë më i larti ndër dekada, duke detyruar kështu BE-në që të marrë masa për uljen e kostove dhe rimodelimin e tregut.

Bashkimi Europian ka rënë dakord që të bashkëpunojë më alternativa të reja të gazit, të rrisë përqindjen e energjisë së rinovueshme dhe të vendosë një ulje vullnetare të kërkesës për gaz. 13 nga anëtarët e saj janë ndikuar nga ndërprerjet e gazit rus.

/The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë