Nga Gazeta ‘SI’ – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, ka hapur aplikimet për grante për bizneset që duan të digjitalizohen ose të përshtasin teknologjitë e reja në mjedisin e tyre.
Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2.5 milion lekë dhe është vetëm për bizneset e vogla, mikro dhe të mesme.
Aplikimet mbyllen më datë, 21 tetor 2022 dhe shpallja e fituesve bëhet brenda datës 30 nëntor të këtij viti.
Nga granti mbështeten edhe bizneset që kanë nevojë të ndërtojnë një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, që duan të përmirësojnë ndërlidhjen me klientët, apo që duan të blejnë aplikacione dhe paketa të ndryshme të programeve kompjuterike në mënyrë që të jenë konkurruese edhe me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit.
Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për zhvillimin e teknologjisë së inforomacionit nëpër kompani. Në shifrat e 2021-shit, 98.5% të tyre ishin plotësisht ose pjesërisht të digjitalizuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.