Biznes

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit hap aplikimet për financimin e digjitalizimit të bizneseve të vogla

Nga Gazeta 'SI' - Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, ka hapur aplikimet për grante për bizneset që duan të digjitalizohen ose të përshtasin teknologjitë e reja në mjedisin e tyre.

Granti mbështet projektet aplikuese në 80% të kostove, por jo më shumë se 2.5 milion lekë dhe është vetëm për bizneset e vogla, mikro dhe të mesme.

Aplikimet mbyllen më datë, 21 tetor 2022 dhe shpallja e fituesve bëhet brenda datës 30 nëntor të këtij viti.

Nga granti mbështeten edhe bizneset që kanë nevojë të ndërtojnë një faqe web-i apo platformë online për marketingun e kompanisë, që duan të përmirësojnë ndërlidhjen me klientët, apo që duan të blejnë aplikacione dhe paketa të ndryshme të programeve kompjuterike në mënyrë që të jenë konkurruese edhe me ndërmarrjet e tjera brenda dhe jashtë vendit.

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për zhvillimin e teknologjisë së inforomacionit nëpër kompani. Në shifrat e 2021-shit, 98.5% të tyre ishin plotësisht ose pjesërisht të digjitalizuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë