Treg

Çmimet e naftës do të stabilizohen deri në fund të vitit. Në 2023-shin pritet rënie

Çmimet e naftës do të jenë të qëndrueshme për pjesën tjetër të vitit dhe do të bien gjatë 2023-shit, sipas një grupi analistësh që folën për CNBC.

Çmimet globale të naftës kapën kulmin pas luftës Rusi-Ukrainë, 120 dollarë për fuçi, por së fundmi, kanë rënë në 100 dollarë.

Nafta bruto tregtohen me 95dollarë për fuçi.

Analistët i thanë CNBC se presin që çmimet e naftës të jenë të qëndrueshme gjatë gjysmës së dytë të 2022, megjithëse ata thanë se ndikimi i mundshëm i një recesioni ekonomik ende nuk është vlerësuar.

JPMorgan parashikon një çmim prej 101 dollarë për fuçi deri në fund të vitit dhe 98 dollarë për 2023-shin.

“Ndërsa ne nuk besojmë se rreziku i recesionit është futur ende në çmimin e naftës, rreziku po rritet”, tha Natasha Kaneva, drejtuese e kërkimeve për mallrat në JPMorgan. Çmimet e naftës priren të bien nga 30 deri në 40%, gjatë recesioneve.

Kaneva tha se ajo e uli vlerësimin e saj vetëm pak për vitin 2023, për shkak të një ndikimi më të dobët se sa pritej nga embargoja e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse.

BE planifikon të zëvendësojë 2/3 e importeve të gazit rus deri në fund të vitit, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë duket të vazhdojë.

“Disa qeveri europiane kanë ndryshuar pjesë të sanksioneve të tyre mes frikës nga rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar, duke lejuar efektivisht heqjen e naftës së papërpunuar ruse nga kompanitë europiane,” tha ajo.

Analistë të tjerë i bënë jehonë një vlerësimi të një shifre afër status quo-së për çmimet aktuale të naftës dhe parashikuan rënie të vogla në vitin 2023.

“Për sa i përket parashikimeve të mia aktuale dhe duke përjashtuar një ngjarje të madhe të paparashikuar, unë ende pres që nafta e papërpunuar Brent të jetë mesatarisht 108 dollarë këtë vit,” tha Glenn Wepener, drejtor ekzekutiv në First Abu Dhabi Bank. Wepener shtoi se perspektiva e tij për çmimin Brent për vitin 2023 është 97 dollarë për fuçi.

Drejtori i Refinitiv Oil Research në Azi, Yaw Yan Chong, tha se ai sheh në fakt, rritje në çmime, duke e lidhur me rritjen e çmimeve të gazit në Europë, veçanërisht këtë dimër, dhe Arabisë Saudite që luan me idenë e shkurtimeve të prodhimit të naftës.

Arabia Saudite tha javën e shkuar se OPEC është gati të shkurtojë prodhimin ditor të naftës në çdo moment.

Njoftimi erdhi pasi Europa po përballet me ndërprerjet në furnizimet me energji nga Rusia.

“Unë besoj se dimri i afërt do të jetë shtytësi më i madh i çmimeve të naftës,” tha Yaë. “Europa tashmë po përballet me furnizime të pamjaftueshme, të cilat do të marrin një kthesë për keq kur të hyjë në fuqi ndalimi i plotë i importeve të naftës ruse.”

“Në terma afatshkurtër, të paktën për kohëzgjatjen e dimrit,” -tha ai, -“besoj se faktorët rritës do të peshojnë më shumë se ata të rënies.”/CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë