Politike

SHBA-të vlerësojnë Nanon: Ishte partner i fortë

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka reaguar lidhur me shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duke shprehur vlerësim dhe duke e cilësuar atë si një partner të fortë i amerikanëve në krye të dikasterit të rendit.

“I shprehim vlerësimin tonë Gledis Nanos, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-të si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit”, shkruhet në postimin e Ambasadës në Twitter.

Nano u shkarkua nga detyra zyrtarisht më 31 gusht, nën arsyetimin e mosrealizmit të objektivave. Lajmin, e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, pas mbledhje së Qeverisë ku u firmos edhe vendimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë