Tre shtetasit, dy rusët Mikhail Zorin e Svetlana Timofeeva dhe ukrainasi me inicialet F.M. do të dalin të mërkurën para gjykatës së Elbasanit për t’u njohur zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj tyre, por edhe me masën e sigurisë.
Prokurori Kreshnik Ajazi dorëzoi këtë të martë dosjen, duke kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për personat në fjalë që akuzohen për spiunazh. Zyrtarisht akuzat e ngritura nga prokuroria janë sigurimi i informacionit të klasifikuar, goditje për shkak të detyrës dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake, pasi në mjetin e të arrestuarve u gjet një fishek.
Një zyrtar i lartë ushtarak tha për Gazetën Si më herët i bindur se Mikhail Zotin, 23 vjeç, kimist, Svjetlana Timofeeva 33 vjeçe me emrin tjetër virtual, Lana Sators dhe Fiodor Mihailoviç 25 vjeç, ukrainas, gjendeshin në Shqipëri me detyrën për të kryer spiunazh. Burimi konfirmoi se ata janë marrë në pyetje nga disa agjenci ligjzbatuese në vend.
Nuk janë vetëm provat e bllokuara në aparate që ekspozojnë fotografimin e “infrastrukturës kritike”, quajtur kështu nga shërbimi i fshehtë, disa baza ushtarake të tjera që tre “blogerët” e fshehtë i kanë shkrepur gjatë muajit gusht, por edhe pohimi i njërit prej tyre, i cili, sipas burimit në fjalë në fund është dorëzuar dhe ka konfirmuar misionin për spiunazh.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




