Me rënien e komunizmit, tashmë pas 3 dekadash, Shqipëria është transformuar, duke u bërë një shtet tërheqës edhe për kujdesin dentar.
Dikush mund të mendojë se personat e interesuar për kujdesin dentar në Shqipëri janë me një nivel arsimor dhe ekonomik mesatar, megjithatë vitet e fundit ka kërkesa nga persona të pasur.
Deri para disa vitesh kishte një tendencë për të diskriminuar si klinikat dentare shqiptare ashtu edhe italianët që i kontaktonin, Sot në vend të kësaj është bërë normale udhëtimi në Shqipëri për turizëm dentar.
Normalisht, pjesa më e madhe e personave që kërkojnë një dentist shqiptar janë të moshës së mesme, midis 40 dhe 50/60 vjeç, një moshë kritike për italianët që nuk mund të flasin një gjuhë të huaj.
Për ta, në Shqipëri nuk ka asnjë problem gjuhësor, kjo sepse rreth 85% e popullit shqiptar flasin gjuhën italiane. Me këtë premisë, është e qartë se një italian në Durrës apo Tiranë do të ndihet si në shtëpinë e tij. Në disa raste shqiptarët edhe krijojnë miqësi me to, duke treguar për Pulian, Veneton apo Romën, në varësi të vendit ku kanë jetuar në Itali.
Duke iu rikthyer kujdesit dentar në territorin shqiptar, është e drejtë të kujtojmë se Universiteti i Tor Vergata, Romë ka hapur prej disa vitesh Fakultetin e Stomatologjisë në Tiranë ku shumë profesorë të Universitetit të Romës kujdesen për mësime dhe kurse praktike këtu.
Shumë studentë shqiptarë ndjekin studimet këtu dhe më pas ata mund të kryejnë praktikën e tyre në Itali. Në Durrës ka stomatologë shqiptarë që kanë studiuar në San Benedetto del Tronto apo në Universitetin e Tor Vergata.
Një pacient italian, përpara se të nisë një udhëtim në Shqipëri për trajtim dentar, kontrollon gjithmonë kualifikimet e dentistit që do të kujdeset për të në faqet klinikave. Ato gjithashtu lexojnë çdo koment që kanë lënë personat që kanë qenë në klinikë.
Italianët gjithashtu e dinë se materialet dentare të përdorura nga klinikat shqiptare, janë shumë shpesh me origjinë italiane, amerikane dhe gjermane. Kjo tregon se sipas tyre, materialet nuk janë arsyeja pse një dentist shqiptar ka kosto më të ulët se ai italian apo kroat.
Udhëtimi drejt Shqipërisë për trajtim dentar mund të jetë i përshtatshëm si për pacientin ashtu edhe për shoqëruesin e tij/saj, për arsye se shumë klinika, në varësi të trajtimeve të kryera, ofrojnë akomodim gjatë natës në hotel apo apartament.
Shumë e përkufizojnë këtë mënyrë përqasjeje ndaj kujdesit dentar në Shqipëri me termin “turizëm dentar”, ndoshta të shpikur nga vetë italianët.
Një praktikë e mirë për t’iu drejtuar një klinike dentare në Shqipëri është të kontaktoni stomatologët e tyre për mbushjet apo pastrim dhe bazuar në ndjesinë apo mendimin, më pas vendoset nëse ia vlen të kthehesh për trajtime më komplekse si implantologjia.
Vitet e fundit, edhe të rinjtë italianë janë në kërkim të Shqipërisë për shërbime dentare, kryesisht për kozmetikë dentare. Për to, është “një rrugë e dy punë” pasi përveç shërbimit dentar, ato mund të bëjnë edhe plazh.
Burimi: Comunicati stampa.net. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



