Sociale

Manastirliu: Çdo punonjës i administratës që dhuron gjak do shpërblehet me dy ditë pushim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se punonjësit e administratës që do të dhurojnë gjak do të shpërblehen me dy ditë pushim të paguar nga shteti.
Manastirliu theksoi se objekt i vendimit të ri të miratuar këtë të premte janë punonjësit e administratës, të cilët dhurojnë vullnetarisht gjak.

Sipas vendimit, do të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës.

Ndërkohë çdokush që dhuron tre herë apo më shumë gjak në vit nga qytetarët, do të ketë mundësi që të bëjë një javë pushime në shtëpitë e pushimit që administrohen nga shteti.

Manastirliu shtoi se ka pasur shumë punonjës që dhurojnë gjak, por tashmë kjo do të bëhet më e organizuar, duke caktuar edhe një kalendar për dhuruesit vullnetarë.
Në këtë mënyrë, ministrja shtoi se në periudhat në vazhdim Shqipëria mendohet të arrijë nivelet 20 dhurues për 1 mijë banorë nga pak më shumë se 12 që është tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë