Teksa vendi u trondit sërish mbrëmë nga një atentat mafioz, ku dy të rinj u sulmuan me armë në Milot dhe për pasojë një prej tyre humbi jetën, vjen një reagim nga eksperti i kriminalistikës, prof. As. Dr Ervin Karamuço.
Ky i fundit përmes një reagimi thekson se tani më shumë se kurrë që policia të tregojë aftësi, pasi ndodhet në mesin e një një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar ” modus operandi”.
“Tani më shumë se kurrë kemi sfidën të tregojmë se kemi aftësi policore inteligjente, drejtim strategjik profesionist dhe vullnet për të kaluar në ofensivë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurisë publike. Policia duhet të kuptojë që tashmë ndodhet në mesin e një lufte frontale midis grupeve kriminale, të cilat kanë ndryshuar ” modus operandi”. Kanë dalë hapur, janë ekspozuar me blinda dhe arsenal armësh, kanë shkathtësi në mbulim dhe humbje gjurmësh, si dhe krijojnë alibi proceduraile të mirëmenduara. Kjo është koha e kthesës së shtetit ligjor, ndryshe do të jetë shumë vonë.”, shkruan Karamuço.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.