Biznes

Gjermania kryeson investimet e huaja në Shqipëri për 2022-shin. Rritet interesi për pasuritë e patundshme

Nga Gazeta “SI” – Investimet e huaja direkte, IHD, në Shqipëri kanë vazhduar rritjen edhe gjatë tremujorit të parë 2022, duke arritur në vlerën e 9.7 mld eurove në total.

Në raport vjetor, nga tremujori i parë 2021 kur ishte 8.7 mld euro, rritja e stokut të investimeve raportohet me 10.5% rritje.

Zvicra dhe Holanda vazhdojnë të mbajnë vendin e parë duke zënë vendet e para në stokun e investimeve, me 1.8 dhe 1.5 mld euro respektivisht.

Por rritja më e madhe e investimeve ka ardhur nga Gjermania, e cila në tremujorin e parë 2022 mbajnë 240 mln euro të stokut. Rritja në raport vjetor është 30%, sipas BSH.

Ndërkohë, rënie kanë pasur investimet nga Kuvajti, Ishujt Kajma dhe Ishujt Virgins.

Një rritje e ndjeshme e IHD-ve ka ndodhur në sektorin e pasurive të patundshme, ku një vit më parë ishte rreth 30 mln euro dhe në tremujorin e parë 2022 është pothuajse 60 mln euro.

Po ashtu edhe në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, ku në tremujorin e parë 2021 investimet ishin rreth 23 mln euro dhe shkuan në 48 mln euro në tremujorin e parë 2022.

Rënie kanë pasur investimet në sektorin e aktiviteteve profesionale dhe teknologjike, nga 32 mln euro në T1 2021, u ulën në 4 mln euro në T1 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë