Biznes

Investimet e huaja në rënie gjatë tremujorit të parë 2021

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 ranë me 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Investimet e huaja për periudhën janar-mars 2021 arritën në vlerën e 229 milionë eurove, 3 milionë euro më pak se janar-mars 2020, duke shënuar dhe nivelin më të ulët të investimeve të huaja në vend që nga viti 2017.

Nga të dhënat vihet re se  mbi 50% e investime të huaja në vend gjatë tre muajve të parë të këtij viti ishin riinvestime nga ndërmarrjet ekzistuese. Vitin e kaluar riinvestimet përbënin vetëm 44% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte.

Vitin e kaluar, investimet e huaja kishin vlerën e 933 milionë eurove, në rënie me 13% krahasuar me vitin 2019.

Sektori më i preferuar duket të jetë ai i energjitikës, ku deri për vitin 2023 priten projekte të ndryshme si parqet fotovoltaike të Karavastasë dhe Spitallës, termocentralin e Vlorës, hidrocentralin e Skavicës dhe së fundmi linjën energjitike Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Sektori më i pak i preferuar duket të jetë ai i bankave dhe telekomunikacionit, ku shumë herë kompani të ndryshme janë larguar nga vendi. Rasti i fundit është largimi i bankës tregtare greke “Alpha Bank”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë