Nëse brezi i millennialsve nuk do ta vrasë birrën, ndryshimi klimaterik mund ta bëjë këtë.
Një studim i ri, i publikuar në Nature Plants, nënvizon se kushtet ekstreme të motit, si thatësirat dhe valët e nxehtësisë, në bashkëpunim me ngrohjen globale, do të shkaktojnë “shkatërrim të skajshëm” të drithërave të elbit, komponenti kryesor i birrës.
“Bota po përballet me shumë pasoja kërcënuese si rezultat i ndryshimit të klimës, kështu që shpenzimi pak më tepër nga njerëzit për të pirë birrë mund të ngjajë i parëndësishëm në raport me çfarë po ndodhë në natyrë,” tha në një njoftim bashkëautori Steven Davis, profesor i asociuar në Universitetin e Kalifornisë për shkencën e sistemit të tokës. “Por me siguri ka një qasje ndërkulturore për birrën, dhe duke mos patur disa gëllënjka birrë në fund të një dite të nxehtë kur nxehtësia sa vjen e rritet, i shton fyerjen lëndimit.”
Në vende si Irlanda, ku kostoja e birrës është e lartë, çmimet mund të rriten deri në 193 %.
Gjetjet erdhën një javë pasi një raport i Kombeve të Bashkuara përshkruante pasojat në nivele të rrezikshme të ndryshimeve klimaterike duke përfshirë përkeqësimin e ushqimit dhe mungesave të ujit, valëve të nxehtësisë, rritjes së nivelit të detit dhe sëmundjeve.
Abstrakti i studimit nxjerr në pah se “birra është pija alkhoolike më popullore në botë për nga volumi.” Duke përdorur 5 modele ekonomike, studimi tregon se ngjarjet ekstreme të sipërpërmendura “mund të shkaktojnë ulje të konsiderueshme në prodhimin e elbit në mbarë botën,” me humbje mesatare mes 3 dhe 17 %, në varësi se sa të egra do të bëhen kushtet.
“Si shkencëtar që bën kërkime në fushën e klimës dhe ushqimit, një nga sfidat më të mëdha është ti ilustroj ato në mënyrën që njerëzit mund të kuptojnë,” Lewis Ziska shkencëtar në Departamentin Amerikan të Agrikuturës tha për Associated Press përmes një emaili. Pak njerëz do të ankoheshin nëse ngrohja globale do të shkatërronte lakrat e Brukselit, shtoi ai.
Në pjesë të ndryshme të botës, uljet mund të jenë më të egra se të tjerat, siç është rënia prej 32 për qind në Argjentinë.
Në 2017, shitjet e birrës në SHBA tejkaluan 34 mld dollarë, sipas Brewbound, që citonte të dhënat prej IRI Worldwide. Volumi ra në 0.4 %, ndërsa dollari u rrit me 1.2 %, të ndjekur nga importet, birra artizanale.
Elbi rritet në gjashtë pjesë të botës: Kanada, Europë, Australi, Stepat Aziatike, etj. Vetëm 17 përqind e elbit përdoret për konsum alkoolik – shumica e tyre përdoren si ushqim për bagëtinë, gjë që përbën një problem të madh për prodhuesit: ushqim për kafshët ose njerëzit e uritur?
“Niveli i konsumit të karburanteve dhe ndotja nga dioksidi i karbonit – do të rezultojë në një skenar më të keq, me një impakt negativ më të keq të ndryshimeve klimaterike në shportën e birrës në botë,” ka shtuar në njoftimin për shtyp bashkëautorja Nathan Mueller. “Studimi ynë ka treguar se edhe një ngrohje modeste do të ndikonte tek fushat e elbit.”
“Rezultatet tona tregojnë se si pasojë e fenomeneve të egra klimaterike, furnizimi me birrë mund të bjerë në 16 % në vitet e ardhshme kur vala e të nxehtit do të godasë.
Burimi: Fox News
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.