Politike

Samiti i Selanikut bashkon udhëheqësit e rajonit, merr pjesë edhe kancelari gjerman

Kryeministri Edi Rama do të niset pasditen e së premtes drejt Selanikut për të marrë pjesë në punimet e samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore, SEECP.

SEECP është themeluar në vitin 1996 dhe është i vetmi organizëm që bën bashkë të 13 vende te Europës Jug-lindore, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Këtij samiti do t’i bashkohet edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndërsa temat kryesore të diskutimit, sipas agjendës së publikuar do të jenë agresioni rus ndaj Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Samiti do të kryesohet nga Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

Ky është samiti i parë pas pandemisë. Në samitin e fundit të mbajtur në Bosnje në 2019-n, Shqipëria u përfaqësua nga Presidenti Ilir Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë