Treg

Rriten eksportet, ulet defiçiti tregtar

Defiçiti tregtar ka arritur në 25 mld lekë në shtator. Të dhënat e INSTAT tregojnë se eksportet e mallrave janë rritur si në terma mujorë, ashtu edhe në terma vjetorë.

Kurse importet janë ulur në krahasim me një vit më parë dhe rritur krahasuar me gushtin 2018.

Në nëntëmujorin e vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 231 mld lekë, duke u rritur me 15,3 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 467 mld lekë, duke u rritur me 3,0 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 235 mld lekë, duke u ulur me 6,7 %, krahasuar me 2017.

Grupi “Materiale ndërtimi dhe metale” ka ndikuar më shumë në rritjen vjetore të eksporteve.

Kurse rënia vjetore e importeve është ndikuar më së shumti nga grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Vendet partnere në tregti vazhdojnë të mbeten; Italia, Kosova dhe Spanja ku eksportet kanë pasur vlerën më të madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë