Një pacient i moshës 69 vjeçare në Kosovë,është izoluar në Klinikën Infektive me dyshimet se është prekur nga Lija e Majmunit.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se mostra e pacientit të dyshuar do të dërgohet për testim në Holandë.
“Gjendja e pacientit është e qëndrueshme. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve. Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Pacienti nga komuna e Dragashit ka shfaqur ndryshime lëkurore dhe skuqje, një nga simptomat e Lisë së Majmunit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




