Vende dhe Udhetime

Pushime në kështjellë mesjetare, mrekullia që ju pret në Skoci

Kështjellën mesjetare që frymëzoi një nga ndërtesat më të njohura të Charles Rennie Mackintosh tani mund ta prenotoni nga  Airbnb për të kaluar disa ditë pushime.

Kalaja e vjetër e Rowallan, në Ayrshire, është shndërruar në strehim luksoz tre vjet pasi u hoq nga ‘kujdestaria shtetërore’ .

Qiraja e kësaj kështjelle shkon deri në 1200 paundë për një natë. Në këtë kështjellë mund të qëndrojnë deri në 8 persona.

Ndërtesa, e cila daton në shekullin e 13-të, u vu në kujdesin shtetëror në vitet 1950 për shkak të gjendjes së saj në rënie pasi një kështjellë e re u ndërtua në bazat në veri-perëndim në fillim të shekullit të 20-të.

Kështjella origjinale mendohet se daton në shekullin e 13-të. Rowallan besohet të jetë vendi i lindjes së Elizabeth Mure, bashkëshortja e parë e Robert Stewart një mbret i ardhshëm skocez, në 1346. Por ajo vdiq para se të arrinte fronin në vitin 1371.

Me një hapësirë shumë të veçantë dhe me një arkitekturë unike, vizitorët që zgjedhin këtë vend për të kaluar disa ditë pushime do të keni mundësinë të shohin dhe të përjetojnë nga afër magjinë e kështjellave mbretërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë