Gazeta Si – Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës mes një autobusi urban dhe një automjeti karrotrec në Tiranë.
Mësohet se autobusi i linjës Selitë-Kristal-Qendër, është përplasur me një karrotrec tek zona pranë ish-Stacionit të Trenit.
Si pasojë, autobusi ka marrë gërvishtje të lehta, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.
Ky është aksidenti i tretë në 6 ditë, një rekord sa i përket autobusëve urban të Tiranës.
Pas aksidentit të 29 prillit, ku autobusi i Unazës “Green linee” përfundoi në Lanë, duke marrë para dhe një automjet tjetër, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” u përplas me stacionin ditën e hënë të kësaj jave.
Për aksidentin në Lanë, i frikshëm duke parë dinamikën e tij, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe pritet ekspertiza autoteknike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.