Ka ndodhur

Nuk ndalen incidentet, autobusi përplaset me karrotrecin në Tiranë

Gazeta Si - Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës mes një autobusi urban dhe një automjeti karrotrec në Tiranë.

Mësohet se autobusi i linjës Selitë-Kristal-Qendër, është përplasur me një karrotrec tek zona pranë ish-Stacionit të Trenit.

Si pasojë, autobusi ka marrë gërvishtje të lehta, ndërkohë që nuk ka pasur të lënduar.

Ky është aksidenti i tretë në 6 ditë, një rekord sa i përket autobusëve urban të Tiranës.

Pas aksidentit të 29 prillit, ku autobusi i Unazës “Green linee” përfundoi në Lanë, duke marrë para dhe një automjet tjetër, një tjetër autobus ai i linjës “Qytet Studenti” u përplas me stacionin ditën e hënë të kësaj jave.

Për aksidentin në Lanë, i frikshëm duke parë dinamikën e tij, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe pritet ekspertiza autoteknike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë