Gazeta Si – Një gjykatë në Britani të Madhe ka dënuar me nga 20 muaj dy shqiptarë për kultivim të lëndëve narkotike.
Mitrush Kula dhe Sami Lame u kapën nga policia gjatë një aksioni anti-drogë më 24 mars në Consett.
Shqiptarët kujdeseshin për një shtëpie bari, ku u sekuestruan 248 bimë kanabisi, raportojnë mediat britanike.
Ata kanë qenë të dënuar për drogë në Angli dhe kjo ishte hera e dytë që kapeshin për të njëjtën vepër penale.
Sami Lame ishte dënuar me 9 muaj burg vitin e kaluar për prodhim kanabisi dhe ishte liruar në muajin shkurt të këtij viti.
Edhe 36-vjeçari Mirush Kula ishte arrestuar në nëntor 2020 në Luton, ku iu gjetën 122 bimë kanabisi.
Prokurori i çështjes tha se Kula ka mbërritur në Britani të Madhe dy vitet më parë në mënyrë të paligjshme.
Në fund të dënimit me burg, ai mund të përballet me dëbimin nga vendi.
Ndërsa Lame ka aplikuar për azil pas arrestimit të herës së parë. Prokurori tha se familja e Lames ishte larguar nga Shqipëria dhe jeton në Itali, ku bashkëshortja e tij kujdeset për nënën e sëmurë të Lames.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




