Lajme

Polici me origjinë shqiptare plagoset gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në SHBA

Gazeta Si – Një punonjës policie me origjinë shqiptare në Filadelfhia, SHBA, mbeti i plagosur me armë gjatë përpjekjes për të mbrojtur një koleg të tij në një operacion për kapjen e një personi të armatosur.

Polici me origjinë shqiptare, Ervis Onuzi dhe kolegu i tij ishin të parët që iu përgjigjën një njoftimi për të shtëna me armë zjarri, kur një i dyshuar për plagosjen me armë të dy grave në rrugë, në tentativë për tu larguar, u fut brenda një pallati në kompleksin “Renehan House” në rrugën “Leiper” dhe filloi të qëllonte ndaj policisë.

Ata e ndoqën me vrap të dyshuarin, deri kur ky i fundit u fut me forcë në katin e dytë të një shtëpie. Prej andej ai hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbeti i plagosur polici Ervis Onuzi 28 vjeç.

Ai mori një plumb në bark, por mediat amerikane raportojnë se aktualisht është në gjendje të stabilizuar në spital.

Autori, një 18-vjeçar i identifikuar si Zyhiem Hartman, qëlloi me armë ndaj 3 civilëve duke i lënë të plagosur, përpara se të futej në një shtëpi dhe prej andej të hapte zjarr ndaj policisë të premten. Pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raportohet se autori u vetëvra. Edhe gratë e plagosura të moshës 57 dhe 42 vjeçe janë në gjendje të qëndrueshme në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë