Lajme

Rritet çmimi i karburanteve, nga sot deri në 12 prill nafta do të shitet 233 lekë/litri

Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve, duke vendosur që nga sot (e martë 5 prill), deri më datë 12 prill, një litër naftë të shitet me 233 lekë, ndërsa një litër benzinë 209 lekë.

Deri këtë të martë, një litër naftë shitej në pikat e pakicës me 226 lekë, kurse një litër benzinë me 208 lekë. Ndërsa gazi do të shitet 115 lekë për litër, nga 114 lekë për litër që ishte më përpara.

Këto çmime do që jenë në fuqi deri më 12 prill, ku dhe do të mblidhet sërish Bordi i administrimit të Karburanteve, për të parë në çmimet kanë pësuar ose jo një rritje në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë