Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
“U njoha prej tyre me shqetësimet e mijëra qytetarëve, veçanërisht nga shtresat në nevojë, të cilët hasin vështirësi për të përmbushur detyrimet e shitura si të transferuara, për mbledhje nga institucione financiare jobankare, në mungesë transparence, duke shkaktuar pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për ta.
Do të ndjek me shumë vëmendje problematikën, në ballafaqim me të gjithë aktorët institucionalë, për t’i nxitur ata që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në përputhje me ligjin dhe në respekt të të drejtave themelore të qytetarëve, të cilët detyrohen për t’u përfshirë në marrëdhënie të reja kredimarrjeje.
Nevojitet një ndërhyrje e qartë shtetërore për të ndihmuar këtë kategori, ashtu si dhe një angazhim serioz interaktiv i institucioneve përgjegjëse për të ndalur dhe ndëshkuar pa vonesa çdo veprimtari abuzive”, tha Meta gjatë takimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




